Shqipëria përgatitet për dy sfidat e radhës në Nations League, trajneri Sylvinho analizon të grumbulluarit

4 Tetor 2024
12:09
Telesport
back button

Trajneri brazilian Sylvinho ka prezantuar sot listën e ekipit kombëtar që do të grumbullojë për dy ndeshjet e radhës në Nations League (Liga e Kombeve). Kuqeiznjtë do të luajnë më 11 tetor ndaj Republikës Çeke në Pragë dhe më pas më 14 tetor në Tbilisi ndaj Gjeorgjisë.

Për mediat, trajneri i kombëtares analizoi listën e tij: “Ne kemi 3 lojtarë të dëmtuar dhe një prej tyre është Rey Manaj, ndaj s’kam dashur ta rrezikoj. Gjithashtu të dëmtuar janë edhe Medon Berisha e Keidi Bare, pra nuk janë të riaftësuar. Pajaziti është një lojtar i ri, të cilin e kam ndjekur në Kroaci, ku po paraqitet mirë dhe më pëqen. Ai është rritur shumë si lojtar dhe mund të mbuloj disa role”.

Abrashi ende mund të japë për kombëtaren. Në këtë periudhë te kjo kombëtare kanë ardhur shumë të rinj, por lojtarë si Gjimshiti apo Abrashi, falë eksperiencës që kanë, i duhen këtij grupi. Nëse do të kem nevojë, unë do ta aktivizoj, pasi kam besim te Abrashi 100%”, u shpreh më tej Sylvinho.

Trajneri foli për gjendjen e Brojës dhe Gjimshiti, të dëmtuar: “Shpresoj që Broja të rikuperohet sa më parë e të rikthehet të luaj. Sa më shumë të luaj me ekipin e tij aq më mirë do të jetë edhe për ne. Sipas Everton, do të duhet edhe 5 javë për t’u rikuperuar plotësisht”

“Edhe Gjimshiti është mirë. Kemi folur me mjekët e Atalantës dhe me lojtarin. Ai është kapiteni ynë. Ai është kapiten dhe lider. Fillimisht të shohim nëse do të luaj këtë fundjavë me Atalantën. Nëse do të jetë gati do të luaj patjetër edhe me. Në të kundërt do të bëjmë vlerësimet tona”, tha Sylvinho.

I pyetur se çfarë pret në dy takimet e radhës, ai shtoi: “Ne kemi 40-45 futbollistë që i monitorojmë. Së fundmi pamë Spahiun dhe Zekën. Dy ndeshjet që kemi përpara janë shumë të forta. Çekia është një skuadër fizike, sulmojnë e mbrohen me shumë futbollistë. Duhet të përgatitemi shumë mirë, sepse do të jetë shumë e fortë. Për Gjeorgjinë do të kemi kohë për të folur”.

Më tej, Sylvinho foli për sulmin: “Tucin e kam kontaktuar në Pragë, por si ai ka edhe shumë lojtarë të tjerë. Ne kemi bërë zgjedhjet tona. Kemi Seferin, Uzunin apo ndoshta edhe Muçin. Ne nuk mund të luajmë gjithmonë me një pykë në sulm. Shumë kombëtare nuk kanë fare një numër 9 në skuadër. Ndaj duhet të fillojmë të adaptohemi”.

“Muçi? Për t’i dhënë mundësinë një lojtari, më duhet të mos grumbulloj lojtarë të tjerë. Nuk është e thjeshtë të përshtatesh. Duhet të kemi durim. Lojtari ka shumë kualitet. Ai është shumë i fortë, por duhet të tregohemi të kujdesshëm. Ai ka bërë një ndryshim të madh kur shkoi te Beshiktas, ndaj nuk është e thjeshtë. E rëndësishme është edhe stërvitja jo vetëm ndeshja. Do të shohim edhe sfidat e fundjavës”, tha braziliani.

Në fund, edhe një mendim për mbrojtjen dhe përfshirjen e Hadroj: “Hysaj ka luajtur shumë ndeshje edhe në krahun e majtë, njësoj si Balliu te Rayo Vallecano. Ndaj në krahun e majtë kemi alternativa në rast mungese të Mitaj. Ai është lojtari i vetëm mëngjërash. Megjithatë mendoj se Hysaj, Balliu apo edhe Hadroj mund të luajnë në krahun e majtë. Hadroj po stërvitet si mbrojtës i majtë tek ne”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit