Pas fitores së thellë ndaj Crvena Zvezda në Champions League skuadra e Inter përgatitet për ndeshjen e radhës, atë ndaj Torinos në “San Siro”. Zikaltërit synojnë ta mbyllin me sukses këtë moment para pushimit për shkak të kombëtareve.
Prë pasojë, trajneri Simone Inzaghi do të hedhë në fushë gjithë lojtarët më të mirë. Në sulm do të jetë dyshja “Thu-La”, me kapitenin Lautaro Martinez që ka gjetur sërish rrugën për të shënuar pas golave në kampionat dhe Europë.
Stafi mjekësor po vlerëson gjendjen e Arnautovic, që luajti 64 minuta kundër skuadrës serbe. Në mbrojtje Acerbi rikthehet nga minuta e parë për të formuar një treshe në këtë repartme Pavard dhe Bastonin.
Ndërsa në mesfushë, pritet të ndryshojnë të dy anësorët: Rikthehen Darmian dhe Dimarco, që ishin në stol në Champions League, në vend të Dumfries dhe Carlos Augusto.
Me Barella ende jashtë për shkak të dëmtimit, në mesin e fushës konfirmohet Frattesi me Mkhitaryan dhe Calhanoglu.