“Bëri mirë që zgjodhi Juven”, Gullit për Koopmeiners: Kam vetëm një keqardhje

5 Tetor 2024
15:06
Denis Hakanaj
back button

Legjenda e futbollit holandez Ruud Gullit pranon se është një tifoz i madh i mesfushorit të Juventusit, Teun Koopmeiners.

Gullit ka mbetur i impresionuar nga ndikimi i ish-yllit të Atalantas tek Juve këtë sezon.

Ai tha për La Gazzetta dello Sport: “Për të është pa dyshim një hap i rëndësishëm përpara që ai e meritoi për paraqitjet që pati në këto sezone tek Atalanta.

“Ai është një mesfushor ‘total’, nga ata që mund të bëjnë gjithçka. Kam lexuar se kishte oferta nga jashtë, por bëri mirë që qëndroi në Itali dhe zgjodhi një klub ku mund të rritet dhe të përmirësohet më tej.

“Kam vetëm një keqardhje: nëse ai nuk do të ishte dëmtuar dhe Holanda do ta kishte pasur në Kampionatin Europian, ndoshta do të kishin arritur në finale dhe ndoshta…”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit