Pogba kthehet dhe i thotë lamtumirë Juves, planifikon lëvizjen surprizë

5 Tetor 2024
15:00
Denis Hakanaj
back button

Një lajm i rëndësishëm vjen për të ardhmen e Paul Pogba-s, i cili në kanalet e tij në rrjetet sociale ka postuar një foto me një orë rëre në diçiturë, duke iu referuar uljes së pezullimit që do ta lejojë së shpejti të rikthehet në fushë.

Sipas lajmeve të fundit, në fakt, pas shlyerjes së skualifikimit, që duhet të skadojnë në muajin mars, Paul Pogba nuk do të mbajë më fanellën Juventusit, ose të paktën për këtë është folur me këmbëngulje orët e fundit.

Thiago Motta nuk beson se francezi është lojtari i duhur për llojin e projektit dhe lojës së tij, prandaj mund të ketë lajme të rëndësishme pranë vitit të ri.

Në fakt, sipas asaj që raportohet nga SportMediaset, qëndrimi i Pogba në Juventus është gjithnjë e më pak i mundshëm.

Pasi të ndërpritet kontrata e tij me Juventusin, Paul Pogba do të jetë i lirë të zgjedhë një skuadër si lojtar i lirë.

Në fakt, sipas SportMediaset, Pogba do të ishte i gatshëm të largohej nga Europa dhe të shkonte në Shtetet e Bashkuara, në MLS, ku ndër të tjera ai tashmë ka lëvizur muajt e fundit.

Është ende herët për të thënë se me cilën skuadër do të luaj, por një favorite do të ishte Los Angeles FC, ku luajnë disa francezë, duke përfshirë Hugo Lloris dhe Olivier Giroud.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit