Bayern ka shumë lojtarë të cilët mund të luajnë në dy pozicionet e mesfushës dhe konkurrenca është e lartë. Trajneri Kompany duket se nuk bazohet tek emri i madh i një lojtari, por te performanca.
Kështu, më pak i aktivizuari deri tani është Leon Goretzka, ndjekur nga Joao Palhinha. Edhe pse Bayern pagoi 51 milionë euro për portugezin nga Premier League, ai nuk e nis thuajse asnjëherë si titullar.
Ashtu si gjermanin Goretzka, i cili pritet të shitet, Kompany nuk e ka pozicionuar si titullar as sot portugezin, në ndeshjen që Bayern do të luajë me Eintracht Frankurt në orën 17:30. Në vend të tij ka preferuar dyshen Pavlovic-Kimmich.
Konkurrenca në mesfushë është e madhe: Kimmich, Pavlovic, Palhinha, Laimer, Goretzka dhe Guerreiro (edhe pse rol natyral ka krahun e majtë të mbrojtjes).
Mos vallë transferimi i Joao Palhinha është dështim? Mbetet për t’u parë.