70 mln euro në merkaton e janarit! Barcelona “frymëzohet” nga sponsori i ri

6 Tetor 2024
19:09
Telesport
back button

Një marrëveshje e re me kompaninë prestigjioze Nike pritet t’i ndryshojë të gjitha kushtet e merkatos Barcelonës. Klubi katalanas ka rënë dakord për një kohëzgjatje 10-vjeçare.

Mungojnë ende disa detaje, por gazetat spanjolle raportojnë se Barcelona do të përfitojë 140 milionë euro në sezon. Jo vetëm kaq, por flitet edhe për një bonus firme prej 150 milionë eurosh.

Ky detaj i fundit ende nuk është vulosur përfundimisht, por është një nga pikat me të cilat palët po bisedojnë. Kur kjo kontratë të firmoset, atëherë Barcelona mund të investojë minimalisht 35 mln euro në merkaton e janarit.

“El Mundo Deportivo” shkruan se trajneri Hansi Flick kërkon me ngulm një mesfushor defensiv. Sigurisht, Barcelonës i lejohet të investojë edhe 35 mln euro të tjera, pra gjithsej 70 mln euro për merkaton e janarit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit