Bayern nuk ia del as në kampionat. Pas humbjes me Aston Villa në Champions League, bavarezët sot u ndalën në barazim 3-3 në transfertë nga Eintracht Frankfurt.
Bayern shënoi golin e parë në minutën e 15-të me autor Kim-Min Jae dhe asist nga Thomas Muller. Frankfurti reagoi shpejt duke barazuar në minutën e 22-të me Omar Marmoush.
Hugo Ekitike përmbysi rezultatin në 2-1 në minutën e 36-të, me protagonist sërish Marmoush, i cili dha asistin e golit.
Dayot Upamecano, një tjetër qendërmbrojtës bavarez, shënoi golin e barazimit dhe u duk se Bayern po merrte frenat e lojës me golin e tretë të shënuar në të 53′ nga Olise.
Loja, megjithatë, pati fund dramatik. Pak pa përfunduar takimi, Marmoush befasoi bavarezët me golin e barazimit në minutën e 94-të.