Tri penallti të humbura në një ndeshje! Fiorentina mposht 2-1 Milanin

6 Tetor 2024
22:49
Telesport
back button

Milani sot humbi me rezultat 2-1 ndaj Fiorentinës në javën e shtatë të kampionatit italian. Ishte një ndeshje emocionuese dhe plot grintë që në minutën e 20-të, kur Fiorentina fitoi një penallti.

Loja arriti kulmin në atë moment, kur Moise Kean humbi 11-metërshin përballë portierit Mike Maignan. Fiorentina gjithsesi ia doli të shënojë e para.

Mesfushori Yacine Adli në minutën e 35-të gjeti rrjetën me një gjuajtje spektakolare nga jashtë zone. Drama u rikthye në minutën e 44-të, kur Milani fitoi një penallti, gjithashtu e humbur si violët, nga Moise Kean.

Sikur të mos mjaftonte kjo penallti, Milani humbi një penallti të dytë në minutën e 56-të. Tammy Abraham mori përsipër ekzekutimin e saj, por ishte i pafat përballë De Geas.

Milani ia doli të barazojë në minutën e 60-të pas shumë vuajtjesh, me Christian Pulisic i cili ktheu në gol asistin e Rafael Leaos.

Fiorentina shtoi forcat sulmuese dhe u organizua më mirë se Milani në vijim. Albert Gudmundsson në minutën e 73-të shënoi golin e fitores për violët, që siguruan 3 pikë shumë të rëndësishme.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit