Arteta: Skuadra po shkon drejt perfeksionit, ai është lideri i padiskutueshëm i këtij grupi

7 Tetor 2024
8:53
Telesport
back button

Arsenal fitoi 3-1 ndaj Southampton, duke e çuar në 16 numrin e ndeshjeve pa humbur. “Pjesa e parë ishte e jashtëzakonshme, mënyra e dominimit dhe situata për gol që krijuan. Jam i kënaqur, pasi edhe kundërsulmi ynë funksionoi shumë mirë. Është e pabesueshme që nuk shënuam më shumë gola”, tha Arteta.

Pasi pësuam golin, skuadra reagoi jashtëzakonisht mirë, me shumë gjakftohtësi, bindje të madhe, qartësi të shkëlqyer. Ajo që duhej të bënim. Edhe tifozët ishin të mrekullueshëm, lojtarët që u aktivizuan nga stoli ishin të mrekullueshëm dhe ne arritëm të fitonim përsëri”, u shpreh Mikel Arteta, trajneri i Arsenal.

Trajneri spanjoll vlerëson lojën e Saka, lider në fushë me një gol dhe dy asist. “Kjo është pjekuria dhe hapat që duhet të bëjnë lojtarët. Ai e ka fituar të drejtën për ta pasur atë rol, pasi ka aftësinë të ndryshojë ndeshjet si shumë lojtarë të tjerë. Jemi të kënaqur që e kemi në ekip”.

Premier League është e paparashikueshme dhe mund të pësosh gol krejt papritur, duke ndërlikuar lojën. Pas golit që ata shënuam ne reaguam mirë dhe kjo është ajo që bëjnë skuadrat e mëdha”, tha Arteta.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit