Marotta “hedh grepat” për yllin e radhës falas, por ka shumë konkurrencë

7 Tetor 2024
14:41
Alfred Lleshi
back button

Interi nuk pret, që tani po mendon sesi do ta forcojë skuadrën për sezonin e ardhshëm. Marotta po shqyrton sikurse ka bërë zakonisht sezonet e fundit situatën e lojtarëve që uu skadon kontrata. Një nga profilet më interesante është sulmuesi i Lille, Jonathan David, i lidhur në të kaluarën edhe me Napolin e Atletico Madridin.

Shumë klube tashmë po lëvizin për të arritur një marrëveshje me lojtarin dhe për të siguruar pozicion të favorshëm në këtë “ankand”, përfshirë Interin, që nuk dëshiron ta humbasë mundësinë.

Sulmuesi i lindur në vitin 2000, një ndërkombëtar kanadez, ka qenë protagonist në Ligue 1 për disa sezone, ku ka bërë bujë me golat e tij. Mungesa e marrëveshjes për rinovimin e kontratës e bëri pjesën tjetër të skuadrave europiane, përfshirë Juventusin, Barcelonën dhe Newcastle, të interesuara publikisht për kartonin e tij.

Futbollisti në fjalë do të jetë i lirë nga qershori 2025. Marrëveshja, edhe për këtë arsye, edhe për konkurrencën e ashpër, nuk është aspak e thjeshtë me të, por për Interin konsiderohet prioritet, pasi do të duhet të mbushë boshllëkun e lënë nga largimi i sigurt i Arnautovic dhe Correa.

Sidoqoftë, operacioni për ta siguruar kanadezin nuk do të jetë i kursyer. Pavarësisht çmimit të lirë, në fakt, midis pagës dhe komisioneve, kostot e operacionit do të jenë të larta në çdo rast.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit