Përmbyset gjyqi City-Premier League! Klubi anglez kërkon kompensim për akuzat

7 Tetor 2024
16:43
Telesport
back button

Manchester City sot doli me një deklaratë zyrtare, duke njoftuar se po e fiton betejën ligjore me Premier League për akuzat e shkeljeve të Fair Play Financiar.

Sipas klubit anglez, akuzat kanë qenë të padrejta dhe gjërat po sheshohen në gjykatë. Bëhet fjalë për qindra milionë euro të ardhura të deklaruara si bashkëpunime me kompani të cilat janë sponsorë të City.

Historia vazhdon më tej. Duket se ky gjyq po kthehet në përmbysje totale, sepse City gjithashtu ka njoftuar se do të kërkojë kompensim nga Premier League për dëmtim të imazhit.

Sipas “The Citizens”, klubi meriton të përfitojë një shifër të majme, sepse Premier League ka bërë akuza të paqena dhe ka përdorur argumente të pasakta.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit