Pep Guardiola mori vëmendjen e mediave pas ndeshjes së javës së shtatë të Premier League me Fulhamin (3-2). I dashuruar pas futbollit, tekniku bëri një gjë të rrallë.
Kur pa Adama Traore në fushë, të cilin e njeh personalisht, ai shkoi, iu afrua dhe i dha këshilla si të jetë më efikas para porte.
Sulmuesi anësor humbi disa raste gjatë ndeshjes dhe humbi mundësinë të linte gjurmë me performancën e tij kundër kampionëve të Anglisë.
Guardiola nuk bëri atë që pritet, pra të jetë rival me kundërshtarin, por u përpoq ta ndihmonte Traorene, sepse i dha disa këshilla konkrete dhe praktike se si të përmirësonte finalizimin para porte.
“Pep e do futbollin aq shumë, saqë pasi Traore humbi kaq shumë raste, iu afrua pas ndeshjes dhe e mësoi si të shënonte”, komentoi ish-futbollisti Robert Earnshaw.