Bayern ka marrë një “po” bindëse nga Jamal Musiala për kontratën e re. Mesfushori gjerman ka pranuar të rinovojë përtej vitit 2026, pavarësisht se ka disa muaj që ishte i pasigurt.
Paga e tij do të rritet ndjeshëm, nga 8-9 milionë euro bruto në 25 milionë euro bruto në vit. Marrëveshja e re pritet të firmoset për deri në vitin 2029 ose 2030.
Musiala kishte dy oferta në tavolinë nga Premier League, saktësisht nga Manchester City dhe Liverpool. Lojtari i kombëtares gjermane vendosi të luajë në Mynih, aty ku do të jetë lojtari më i paguar dhe e ardhmja absolute e klubit rekordmen të Bundesligës (bashkë me Harry Kane).