Alphonso Davies vazhdon të mos rinovojë, kërkon dyfishim të pagës nga Bayern Munich

10 Tetor 2024
7:30
Alfred Lleshi
back button

Alphonso Davies nuk ka ndërmend të rinovojë me Bayern Munich. Anësori i majtë kanadez bëri të ditur kërkesat e tij pak muaj më parë, rreth 12 milionë euro në vit, dhe nuk po lëviz nga pozicioni, që e ka të konsoliduar. Kjo për shkak se lojtarët më të mirë të Bayernit marrin pagë vjetore rreth 10 milionë euro, ndërsa ai është te 6 milionët. Propozimi ishte që paga e tij të ngrihej në rreth 8 milionë euro, por përgjigja pozitive e kanadezit nuk erdhi kurrë.

Nëse më parë objektivi mund të dukej i thjeshtë, pra një transferim i lirë te Real Madridi, tani gjërat mund të kenë ndryshuar. “Galacticos” nuk kanë ndërmend të shpenzojnë shuma të mëdha për mbrojtësin në fjalë. Nga ana tjetër, Florentino Perez e ka thënë gjithmonë, preferon t’i paguajë shumë sulmuesit, ndërsa në prapavijë ka gjithmonë mundësi të gjejë lojtarë të shkëlqyer me buxhet të kufizuar. Po kështu, presidenti i bardhë kërkon të promovohen mbrojtësit e rinj nga Castilla, në rast të talenteve të shkëlqyeshëm.

Pra, çfarë do të ndodhë me Alphonso Davies? Ai ndoshta nuk do të ketë shumë probleme për të gjetur një klub tjetër, në Premier League ose PSG, që mund ta paguajnë shumë. Në atë moment a mund të ketë “efekt domino” me Theo Hernandez? Do të jetë një mundësi verën e ardhshme, vetëm me një vit kontratë në fuqi. Edhe francezi ka kërkesa të larta, rreth 8 milionë euro pagë vjetore, gjë që po e mban peng rinovimin me Milanin. Një shifër më e ulët se ajo që kërkon Davies nga gjigantët bavarezë, por çmimi do të duhej të shtohej akoma.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit