Theo Hernandez, presion Milanit: Dua pagë më të lartë se Leao

9 Tetor 2024
17:16
Telesport
back button

Theo Hernandez duket se nuk dëshiron të rinovojë kontratën me Milanin. Mbrojtësi francez ka kërkuar 8,5 mln euro neto në sezon dhe klubi kuqezi nuk është gati ta përballojë një shifër të tillë.

Bisedimet e kontratës së re kanë ngecur. Paga aktuale e anësorit të majtë është 4,5 mln euro neto dhe Milani refuzon ta bëjë atë lojtarin më të paguar në skuadër. Më i paguari për momentin është Leao, me 7 mln euro në vit.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, bisedimet kanë nisur në verë. Kanë kaluar disa muaj dhe deri tani nuk është arritur asnjë akord. Milani po heziton edhe për shkak të sjelljes së lojtarit.

Ai nuk e ka nisur sezonin e ri në ritmet e tij të zakonshme dhe kjo po e tremb klubin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit