Bayern vendos një tavan për pagesat! Largon tre lojtarë për të mbushur hapësirat në skuadër

9 Tetor 2024
17:43
Telesport
back button

Merkatoja e ardhshme pritet të jetë shumë surprizuese nga Bayern. Klubi po përgatit shitje të tjera të lojtarëve të rëndësishme, sepse ka në plan të ulë tavanin e pagave.

Të sakrifikuarit do të jenë Kingsley Coman, Serge Gnabry dhe Leon Goretzka. Francezi bind me performancat e tij, por dëmtohet shumë. Ai pritet të transferohet në Paris.

Ndërkohë, dy gjermanët kanë rënie të dukshme. Gnabry ka dy sezone që nuk ruan konsistencën e duhur, kurse Goretzka nuk është më titullar. Madje, ai thuajse nuk luan kurrë.

Duke kursyer pagat e tyre tepër të larta, Bayern preferon të afrojë lojtarë më të rinj dhe që paguhen pak. Tavani që ka vendosur klubi është 5 mln euro neto në vit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit