Leverkusen rrezikon të humbasë yllin e ekipit, 5 skuadra janë vënë në kërkim të holandezit

16 Maj 2024
9:53
Telesport
back button

Pas fitimit të titullit kampion në Bundesliga dhe kualifikimit në finalen e Europa League, në një sezon të jashtëzakonshëm, skuadra e Bayer Leverkusen mund të humbasë një nga yjet e skuadrës.

Bëhet fjalë për mesfushorin holandez Jeremie Frimpong, që mund të jetë largimi “big” i merkatos së verës. Lojtari ka patur një sezon të shkëlqyer dhe ka tërhequr interesin e disa prej skuadrave kryesore në Europë.

Bëhet fjalë për Bayern Munich, Manchester City, Manchester United, Arsenal dhe Real Madrid, të cilët janë interesuar për 23-vjeçarin. Megjithatë, ekipi që dëshiron të marrë Frimpong do të duhet të paguajnë të paktën 40 milionë euro, të parashikuara nga klauzola e lirimit.

Lojtari ka një kontratë deri në vitin 2028 me Bayer Leverkusen dhe këtë sezon ka shkëlqyer me 14 gola në 44 ndeshje. Një nga lojtarët e paprekshëm të trajnerit Xabi Alonso, ndaj dhe shumë skuadra janë interesuar për të.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit