Bayern Munich është gati të “blindojë” Joshua Kimmich. Futbollisti gjerman është kthyer në një shtyllë të skuadrës bavareze, duke u treguar thelbësor në ekonominë e një sezoni. Një lojtar eklektik dhe fleksibël, që mund të luajë role të shumta në fushë.
Mesfushor në substance, por edhe cilësor, ai ka luajtur në të kaluarën edhe si mbrojtës i djathtë. Paraqitjet më të mira i ka pasur jo vetëm në klub, por edhe në kombëtaren gjermane, ku po demonstron aftësitë prej lideri dhe pike referimi.
Pasi mbërriti për ta veshur fanellën bardhekuq në vitin 2015, Kimmich mundi të gdhendte një rol shumë të rëndësishëm për veten. Megjithatë, verën e këtij viti, falë kontratës që i skadon qershorin e ardhshëm, emri i tij u shkrua në listën e titullarëve për të mos u humbur me parametra zero. Barcelona, PSG dhe Manchester City bënë lëvizje për të, por në fund Kimmich mbeti në Mynih.
Megjithatë, tani situata duket se ka ndryshuar. Jo vetëm qëndrueshmëri, por edhe rinovim. Sipas “Bild”, klubi bavarez është gati t’i ofrojë lojtarit vazhdimin e kontratës. Max Eberl dhe drejtuesit kryesorë të Bayern Munich synojnë ta emërojnë ish-lojtarin e Leipzig si kapiten.