Premier League: Thashethemet e fundit nga dy klubet e Manchester

10 Tetor 2024
18:22
Telesport
back button

Manchester City ka nisur punën për gjetjen e një portieri të ri. “Qytetarët” kanë zgjedhur të preferuarin e tyre dhe sipas “Daily Mail” ai është Diogo Costa.

Portieri i Portos kushton 65 milionë paundë, një shifër tepër e lartë për një portier, por zakonisht Pep Guardiola nuk kursehet kur bëhet fjalë për futbollistë të klasit botëror.

Ndërkohë, duke qëndruar në Manchester, raportohet se Man. United ka vendosur të vijojë minimalisht edhe për tri javë me trajnerin Ten Hag. Kostoja e largimit të tij është rreth 18 mln euro.

Nëse holandezi dështon të nxjerrë skuadrën nga kriza, plani i drejtuesve është rikthimi i Thomas Tuchel në Premier League.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit