Allegri vendos “diktaturën” në Kupën e Italisë. Trajneri më i suksesshëm në histori, askush tjetër si ai

16 Maj 2024
10:47
Alfred Lleshi
back button

Një trofe për Juventusin në sezonin 2023-2024, një trofe për Max Allegri në epokën e tij të dytë te Juventusi. Në fakt, në vitin e tretë në krye të bardhezinjve, trajneri nga Livorno fitoi Kupën e Italisë në “Olimpico”, falë golit të Vlahovic ndaj Atalantës.

Një Kupë që për Allegrin do të thotë suksesi i pestë në këtë kompeticion. Pas suksesit të 15 majit, në fakt, trajneri i Juventusit kaloi edhe Sven-Goran Eriksson dhe Roberto Mancini, të dy me nga katër Kupa të Italisë si trajnerë.

Pas dominimit të Kupës së Italisë në periudhën e tij të parë si trajner i Juventusit, Allegri arriti të fitonte një trofe të ri pas tri vitesh “agjërim”. Ndër trajnerët më të suksesshëm italianë në histori, Allegri fitoi pesë Kupat e tij të Italisë, gjithmonë në krye të Juventusit, pasi nuk arriti ta bëjë këtë gjatë kohës në stolin e Milanit.

Veçanërisht, Allegri fitoi Kupën e Italisë më 2015, 2016, 2017, 2018 dhe 2023. Këtyre iu shtohen edhe pesë tituj të Serie A, pas atij që mori në krye të Milanit, si dhe dy Superkupa të Italisë më 2015 dhe 2018, pas asaj të kuqezinjve. Gjithsej, Allegri ka fituar 12 trofe në krye të Juventusit.

TRAJNERËT MË SHUMË FITUES TË KUPËS SË ITALISË:

Max Allegri – 5 Kupa të Italisë (të gjitha me Juventusin)

Sven-Göran Eriksson – 4 Kupa të Italisë (1 Roma, 1 Sampdoria, 2 Lazio)

Roberto Mancini – 4 Kupa të Italisë  (1 Fiorentina, 1 Lazio, 2 Inter)

Nereo Rocco – 3 Kupa të Italisë (të gjitha me Milanin)

Nils Liedholm – 3 Kupa të Italisë (të gjitha me Romën)

Eugenio Berselini – 3 Kupa të Italisë  (2 Inter, 1 Sampdoria)

Simone Inzaghi – 3 Kupa të Italisë (1 Lazio, 2 Inter)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit