Drejtuesit e Juves në stadium jo vetëm për kombëtaren, vëzhgojnë nga afër dy lojtarë belgë

11 Tetor 2024
12:23
Telesport
back button

Gjatë ndeshjes së ekipit kombëtar italian ndaj Belgjikës e vlefshme për Nations League (barazim 2-2), sfidë e luajtur në stadiumin “Olimpico” të Romës, i pranishëm ka qenë edhe drejtori sportiv i Juventus, Cristiano Giuntoli.

Sipas “Gazzetta Dello Sport”, drejtuesi i merkatos së bardhezinjve ka qenë me një mision të veçantë. Ai ka ndjekur nga afër dy objektiva të merkatos së Juventus: Lois Openda dhe Dodi Lukebakio, që luanin me kombëtaren belge.

Të dy lojtarët janë sulmues. Lois Openda, 24 vjeç, aktivizohet me Leipzig në Gjermani, ndërsa Dodi Lukebakio, 27 vjeç, aktualisht aktivizohet me Sevilla në kampionatin spanjoll.

Sipas mediave italiane, dy futbollistët janë vënë në shënjestrën e Juventus për merkaton e janarit. Giontoli ka kohë që i ndjek lojtarët, por këtë herë ka patur mundësi t’i shohë nga afër, duke marrë informacioin e duhur.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit