Martin Reijnders, babai i mesfushorit të Milan-it, ka folur për mediat holandeze në lidhje me transferimin e djalit të tij te Milan-i në 2023-shin pas refuzimit ndaj Barcelona-s.
Babai-menaxher ka shpjeguar arsyen e refuzimit ndaj katalanasve:
“Kam këshilluar djalin tim që të mos transferohej te Barça, atje do të kishte qenë lojtar rezervë dhe ekzistonte rreziku që të dështonte siç u ka ndodhur shumë lojtarëve”, ka thënë babai i yllit të Milan-it.
“Kemi pasur oferta nga klube angleze, por me ata kam folur vetëm nëpërmjet ndërmjetësve.
“Te Barcelona kërkonin zëvendësuesin e Busquets dhe ai ka karakteristika të ndryshme”.