Interi në kërkim të super transferimit falas, objektivi kryesor është mbrojtësi i Gjermanisë

14 Tetor 2024
8:22
Alfred Lleshi
back button

Jonathan Tah, emër i lakmuar për mbrojtjen e së ardhmes së Interit. Zikaltrit, historikisht të vëmendshëm ndaj lojtarëve me paremetër zero, nga Calhanoglu te Thuram, lista e viteve të fundit është e gjatë në këtë drejtim, mesa duket po ndjekin me vëmendje evoluimin e situatës rreth mbrojtësit gjerman të Bayer Leverkusen, i cili do të jetë kundërshtar në Champions League, më 10 dhjetor në Leverkusen.

Lajmi jepet nag “Gazzetta dello Sport”. Tah, 28 vjeç, i ka komunikuar Bayer prej kohësh synimin e tij për të mos e rinovuar kontratën, e cila skadon në fund të sezonit. Emri i tij është në “radarët” e klubeve më të rëndësishme në Europë, pashmangshmërisht edhe të Interit.

Duke ditur konkurrencën e madhe për këtë futbollist në treg, veçanërisht të Bayern Munich dhe Liverpool, në gjurmët e tij, klubi nga “Viale della Liberazione” mund të vendosë në tryezë garancitë për titullar të qëndrueshëm dhe një ekosistem si ai i Simone Inzaghit, i cili tashmë ka dhënë miratimin për mbrojtjen me tre lojtarë, me të cilën lojtari në fjalë është mësuar tashmë.

Tek Interi, interesi është i lartë. Gjithashtu do të ishte e mundur të bindej ‘Oaktree’, pronësia zikaltër e cila nuk heziton të investojë në profile të reja dhe futuriste. Duhet të kuptohen kushtet ekonomike, gjithsesi. Për Interin është thelbësore që kërkesa e Tah për pagë të mos kalojë 5 milionë euro në sezon.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit