VIDEO emocionuese: Paolo Maldini nuk mban dot lotët për debutimin e të birit

15 Tetor 2024
18:13
Telesport
back button

Emocioni është dhurata më e madhe që marrim nga futbolli. Ndeshja e mbrëmjes së kaluar e Italisë dhe Izraelit ishte një arsye e radhës pse ky sport është kaq unik.

Në minutën e 73-të, ndodhi një moment i veçantë në historinë e futbollit italian, kur trajneri Luciano Spalletti aktivizoi djaloshin Daniele Maldini si debutues me Italinë.

Sulmuesi vijoi më tej trashëgiminë e familjes së madhe Maldini në futboll, familje e cila ka përcaktuar një epokë legjendash në kombëtaren e axurrëve, e cila filloi me gjyshin e tij Cesare dhe e vazhdoi i ati, Paolo Maldini.

Kamerat kanë fiksuar këtë moment special, kurse Paolo, ish-drejtor sportiv i Milanit (së fundmi), nuk i mbajti dot lotët kur pa djalin e tij në debutim.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit