Elkann i gëzohet Kupës së Italisë: Moment i mirë, Juventusi ka të ardhme të madhe

17 Maj 2024
8:00
Alfred Lleshi
back button

Të mërkurën mbrëma, Juventusi festoi fitimin e Kupës së Italisë 2023-2024, duke mposhtur Atalantën 1-0 me golin vendimtar të Dusan Vlahovic. Suksesi i katërt për Allegrin në këtë kompeticion si trajner i “Zonjës së Vjetër” (i pesti në total, përfshirë atë që fitoi me Milanin), si dhe trofeu i parë që nga rikthimi i tij në stolin e Juventusit.

Pas ndeshjes, teksa po largohej nga stadiumi olimpik, presidenti John Elkann foli me disa nga mediat e pranishme, përfshirë “Radio BiancoNera”, duke bërë disa deklarata të shpejta: “Një fitore e madhe. Juventusi ka një të ardhme të madhe me të rinjtë që luajtën këtë mbrëmje. 15 Kupa të Italisë, është një moment i mrekullueshëm për të gjithë juventinët dhe mbi të gjitha demonstrim se lojtarët tanë janë të rinj dhe mjaft të mirë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit