Akuzat ndaj Mbappe për pë*dhunim, reagon avokati i tij: Janë trillime, do t’i padisim për shpifje

16 Tetor 2024
8:27
Alfred Lleshi
back button

Kylian Mbappé është habitur kur pa emrin e tij të përmendur nga mediat në kuadër të një hetimi për përdhunim të ndodhur në Stokholm, por mbetet i qetë, pasi “nuk ka asgjë për të fajësuar veten”. Avokati i tij e deklaroi këtë me garanci të plotë, teksa nënvizoi: “Po mendojmë të paraqesim një ankesë për shpifje, sepse është e pamundur të lejosh dikë të trillojë akuza kaq të rënda në këtë mënyrë”.

Prokuroria suedeze njoftoi hapjen e një hetimi për përdhunim, pasi Kylian Mbappé dhe shoqëruesit e tij shkuan në një hotel në Stokholm, por nuk përmendi emra të akuzuarish. Megjithatë, gazetat suedeze shkruajti se kapiteni i kombëtares franceze është në qendër të hetimeve.

“Mbappé nuk është në dijeni të shtrirjes së valës mediatike të këtij lajmi, por është plotësisht i qetë, – tha avokati. – Lojtari është habitur kur ka parë që kjo histori po e përfshinte, por preferoi të shkonte në stërvitje, duke kërkuar nga avokatët e tij që të mos lejonin të kalonte asgjë pa ndëshkim.

Ne nuk e dimë nëse hetimi i hapur në Stokholm përfshin sulmuesin e Real Madridit, siç shkruan gazeta ‘Expressen’, por jemi të sigurt se Mbappe nuk ka të bëjë kurrsesi me histori të tilla të trilluara”.

E PABESUESHME! Kylian Mbappé vihet nën hetim për pë*dhunim në Suedi

Lajme të tjera

Lajmet e fundit