“Juve duhet të besojë te Vlahovic dhe Chiesa. Del Piero? Jam i bindur se po përgatitet”

18 Qershor 2026
13:46
Alfred Lleshi
back button

Paolo Montero, ish-mbrojtës dhe ish-trajner i përkohshëm i Juventusit, aktualisht në krye të Al-Ittifaq në Dubai, komentoi për “SportMediaset” situatën te bardhezinjtë: “Nuk e prisja që sezoni të përfundonte kështu, sepse me ardhjen e Spallettit u pa një përmirësim. Tani të shohim me Carnevalin, ai është një njeri i futbollit. Shpresojmë që gjithçka që ka ndërtuar te Sassuolo ta sjellë edhe te Juventusi, edhe pse nuk do të jetë e njëjta gjë, sepse Juventusi është Juventusi”.

I pyetur për të ardhmen e Dusan Vlahovic, uruguajani nuk ka asnjë dyshim: “Do të vazhdoja të besoja tek ai. Nuk ka shumë sulmues me cilësitë e tij. Ishte një nga lojtarët që më la më shumë përshtypje kur drejtova Juventusin në ato dy ndeshje. Më pëlqeu shumë për aftësinë që ka në situatat një kundër një”.

Montero mbështet edhe Federico Chiesa: “Do të vazhdoja të investoja tek ai”. Ndërsa për një rikthim të Del Pieros në klub tha: “Do të ishte një goditje e madhe. Duke e njohur, jam i bindur se po përgatitet. Nuk do të rikthehej te Juventusi vetëm për imazh, por për të ndihmuar. Nëse hyn në klub, e bën për të kontribuar. Si futbollist ishte perfeksionist dhe besoj se është i tillë edhe so

Lajme të tjera

Lajmet e fundit