115 milionë euro, PSG nuk heq dorë nga objektivi i madh

16 Tetor 2024
15:10
Denis Hakanaj
back button

Interesimi i Paris Saint Germain për sulmuesin e Manchester United, Marcus Rashford duket se nuk është shuar.

Verën e kaluar, siç raporton TEAMtalk, parisienët kishin tentuar të blinin anglezin për të zëvendësuar Kylian Mbappe duke ofruar 75 milionë sterlina (rreth 90 milionë euro): megjithatë, Djajtë e Kuq kanë refuzuar.

Për më tepër, Rashford u vlerësua nga United me rreth 25 milionë më shumë se sa PSG ofroi për ta marrë.

Edhe pse në vitin 2023 sulmuesi rinovoi kontratën e tij deri në vitin 2028, klubi i Al-Khelaifi duket se synon të provojë sërish verën e ardhshme duke paraqitur një ofertë më afër shumës së kërkuar nga United.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit