Antonio Conte pret Italinë, por Arabia Saudite po përgatit një ofertë tronditëse, ja shifra

30 Qershor 2026
11:40
Telesport
back button

E ardhmja e Antonio Conte është ende në ajër. Pas fitimit të një titulli dhe një Superkupe italiane, trajneri vendosi t’i thotë lamtumirë Napoli dhe tani është duke pritur për të ardhmen.

Nuk mungojnë zërat për një rikthim në ekipin kombëtar, por surpriza mund të ndodhë orët në vijim. Mediat italiane konfirmojnë se arabët po përpiqen ta tundojnë atë me një ofertë marramendëse.

Al-Ittihad është gati ta mbulojë me flori dhe thuhet se ofron 20 milionë euro për sezon. Sipas “Corriere dello Sport”, Conte është favoriti për të zëvendësuar Sergio Conceiçao, kontratën e të cilit klubi saudit e ndërpreu në fillim të qershorit.

Klubi me qendër në Xheda është i etur për të fituar dhe trajneri italian konsiderohet njeriu i duhur për t’u rikthyer pas një sezoni mjaft zhgënjyes, duke përfunduar i pesti, 31 pikë pas Al-Nassr.

Nuk do të ishte hera e parë që Conte e gjen veten duke ringjallur ambiciet e një ekipi, një detyrë që ai gjithmonë e ka arritur gjatë gjithë karrierës së tij. Domingos Olivera, drejtori ekzekutiv i Al-Ittihad, është një admirues i madh i trajnerit italian dhe do të bënte gjithçka për ta sjellë atë në Arabinë Saudite.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit