Fluturim i vonuar dhe fytyra të zymta. Kthimi i Gjermanisë nga Boston në bazën e grumbullimit në “Winston-Salem”, pas eliminimit tronditës nga Botërori ndaj Paraguajit, nuk shkoi mirë. Rruga e kombëtares gjermane u mbyll sërish herët, ndërsa edhe kthimi u vonua gati dy orë.
Zbarkimi i natës ishte e trishtë. Nga “Airbus A220” zbritën të parët drejtuesit Bernd Neuendorf, Andreas Rettig dhe Rudi Völler me bashkëshorten Sabrina. Më pas trajneri Julian Nagelsmann me stafin. Nga lojtarët, i pari ishte Musiala; të gjithë me kokën ulur dhe pa dëshirë për të folur.
“Unë nuk jam vetëm federata gjermane, – tha Völler. – Të gjithë e dinë çfarë mendoj për Julian. Ai mbetet trajner i nivelit të lartë dhe ndoshta njeriu i duhur. Është luftëtar. Do ulemi përsëri dhe do ta shohim. Për mua është njeriu i duhur në vendin e duhur”.







