“Gruda është një futbollist shumë i mirë. Duket me paraqitjet e tij në fushë. Por edhe Hasa në Itali është një futbollist shumë i mirë, ka luajtur me ekipet kombëtare të Italisë. Janë shqiptarë, kanë dopio shtetësi, por është vendimi i tyre se për çfarë kombëtare duan të luajnë”.
Këto janë deklaratat e presidentit të FSHF, Armand Duka, për Euronews Albania, ku ka paralajmëruar se po punon për afrimin e lojtarëve shqiptarë që luajnë jashtë vendi.
“Ne i kemi ftuar, kemi biseduar dhe negociuar dhe urojmë që ata të vendosin për të luajtur për Shqipërinë. Për momentin janë përqëndruar në lojën e tyre me klubet dhe nuk kanë marrë një vendim. Ata do të vendosin me dëshirën e tyre. Pa dyshim që ne kemi dëshirë që ata të kontribuojnë për ne”.
“Zhegrova? Po të ishte në dorën time, do e merrja me Shqipërinë, por rregullorja nuk na lejon”.