“Çekia e di problemin e Hysajt dhe po na sulmonte vetëm në krahun e tij”

16 Tetor 2024
17:21
Telesport
back button

Sa herë që Shqipëria ka probleme, emri i parë që na vjen ndërmend për t’i hedhur fajin është Elseid Hysaj. Mbrojtësi nga Malësia e Madhe është kthyer në një çështje diskutimi prej kohësh.

Ai, sidoqoftë, nuk është lojtar pa CV dhe nuk i ka hyrë në hak askujt për vendin e titullarit. Ajo që dihet me siguri është se situata e tij aktuale nuk është aspak pozitive dhe kjo ndikon në fushë.

I ftuar në “Koha Shtesë”, trajneri Bylbyl Sokoli ka dhënë një koment pikant. Sipas tij, Çekia ishte e informuar mirë për aktualitetin e Hysajt dhe kjo ndikoi te strategjia e tyre.

“Hysaj jep shpirtin. Ai jep gjithçka për Kombëtaren. Të gjithë sulmin që ne i bëjmë atij, e shfrytëzon shumë edhe kundërshtari. Vura re që ëekia kishte lexuar sesi po komentohej Hysaj në Shqipëri dhe në aksionet e tyre kërkonin vetëm që të shkonin në krahun e Hysajt”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit