“Napoli do të luftojë për titull, por Interi mbetet më i forti. Vlahovic, kurrë shqetësim”

17 Tetor 2024
9:10
Alfred Lleshi
back button

Në edicionin e sotëm të “Corriere della Sera” mund të lexoni një intervistë me Bobo Vierin. Këto janë fjalët e tij, duke filluar me një konsideratë për Mateo Retegui: “Ai me të vërtetë duket se ka bërë një hap të mirë përpara, por nuk jam i befasuar. Duhej marrë parasysh efekti Gasperini.

Retegui takoi një nga trajnerët më të mëdhenj, ndaj nuk është rastësi që po shënon shumë dhe vazhdimisht. Po bën një punë të shkëlqyer në përgjithësi për ekipin, tani presim që edhe Scamacca të dalë nga ‘tuneli’. Mezi pres ta shoh kombëtaren në ndeshjet kualifikuese të Botërorit, nuk duhet të dështojmë pas zhgënjimit në Kampionatin Europian”.

Në kampionat, Napoli dhe Conte duket se po i trembin rivalët…
Ky është Antonio. Për më tepër, skuadra është e lirë, mund të punojë gjatë gjithë javës. Kjo gjë është ideale në një fazë ndërtimi, rifillimi. Po, nuk kam asnjë dyshim: Napoli do të luftojë për titullin. Faktori Lukaku? Conte është duke e riorganizuar atë fizikisht dhe taktikisht. Ne mund ta shohim sërish Lukakun e vërtetë: ai lëviz, mban topin, e bën ekipin të ecë përpara.

A është Interi më pak i fortë se sezonin e kaluar?
Pas Kampionatit Europian dhe Kupës së Amerikës, lojtarët më të rëndësishëm e kanë të vështirë të rikthehen përsëri në top-formë. Praktikisht, ata nuk po pushojnë kurrë. Thënë këtë, për mua Interi është më i forti në Itali. Mentaliteti i duhur është të hysh në fushë me besim, të jesh në gjendje të mundësh këdo që është i fortë, por mendja duhet të jetë gjithmonë e qartë, përndryshe përfundoni si në derbi, për shembull. Ka periudha në të cilat pothuajse gjithçka shkon keq, por për lojtarë si Lautaro nuk do të jenë asnjëherë problem golat.

Si i shihni “turbulencat” te Milani?
Unë shoh ulje-ngritje të parashikueshme. Ata ende duhet të gjejnë ekuilibrin e duhur, me një trajner që kërkon gjëra të ndryshme nga e kaluara. Fonseca ka nevojë për kohë.

A ju bind Juventusi?
Është në rrugën e duhur. Trajneri Motta është i ri dhe i mirë. Ai ka shumë ide, gjithmonë dëshiron të luajë futboll të bukur. Juve ka ndryshuar shumë në aspektin e mentalitetit, fitorja në Leipzig e shpjegon shumë në këtë kuptim. Klubi nënshkroi me lojtarë të përshtatshëm për bindjet e Thiago. Më pëlqen shumë Francisco Coinceiçao, djali i mikut tim të madh Sergio, të cilin e telefonoj çdo javë për t’i kujtuar se Francisco është shumë më i fortë se ai (qesh). Te Juventusi nuk do të ketë kurrë një problem Vlahovic.

Cili ekip mund të jetë befasia e këtij kampionati?
Lazio, e cila po lufton për të shkuar në Ligën e Kampionëve. Lotito është një nga presidentët më të mirë në qarkullim. Unë do të shkoj ta shoh ‘live’ së shpejti.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit