Akuzat për pë*dhunim, mediat franceze: Mbappé kishte një marrëdhënie konsensuale

17 Tetor 2024
12:16
Alfred Lleshi
back button

Detaje të reja dalin në lidhje me mbrëmjen e Kylian Mbappé në Suedi. Sot, në Francë, “Le Parisien” zbuloi se kapiteni i “Les Bleus”, i munguar në 2 ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve, ka pasur një marrëdhënie seksuale në Stokholm, të cilën e konsideron konsensuale, me një të re, natën mes 10 dhe 11 tetorit.

Ylli i Real Madridit kishte marrë dy ditë pushim nga “Los Blancos” dhe së bashku me ish-shokun e tij të skuadrës te PSG, Nordi Mukiele (tani te Bayer Leverkusen), vendosi të kalonte disa orë në Stokholm. Ata e kaluan mbrëmjen në “V”, një nga klubet e natës më ekskluzive dhe më të rezervuara në kryeqytetin suedez.

Vetëm më vonë do të ndodhte ngjarja për të cilën flitet prej ditësh në Suedi e Francë, por jo aq në Madrid, ku shtypi vendas po përpiqet ta mbrojë sa më shumë imazhin e futbollistit, i dëmtuar pashmangshëm nga lajmet që vijnë nga Skandinavia.

Sipas “Rmc Sport”, Mbappé i kishte mbajtur në celular mesazhet e së resë, veçanërisht ato të marra pas natës së pasionit. Në mendimet e futbollistit, shkruajnë mediat franceze, ajo nuk mund të jetë personi që e ka denoncuar për përdhunim pranë autoriteteve suedeze, duke qenë se shkëmbimi i mesazheve mes të dyve kishte qenë pozitiv, konsensual për githçka.

“Le Parisien” ngulmon se denoncimi i ka ardhur nga një femër tjetër. Mbi të gjitha, Mbappé nuk është akuzuar ende zyrtarisht nga autoritetet gjyqësore suedeze, të cilat hapën një hetim paraprak pas denoncimit të vajzës. Dje, Kylian theu heshtjen duke publikuar imazhe të tij gjatë stërvitjes me Real Madridin.

Qetësi në dukje, e konfirmuar edhe nga avokatja e tij, Marie-Alix Canu-Bernard, por familja dhe përfaqësuesit e tij janë të vetëdijshëm për procesin e gjatë dhe të vështirë që mund të dëmtojë imazhin e Mbappe.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit