Modelja suedeze shpjegon rregullat e festës, që prodhoi akuzat e rënda ndaj Mbappe: Telefoni duhej futur në një kuti…

17 Tetor 2024
13:43
Alfred Lleshi
back button

Akuzat mbi Kylian Mbappe janë shumë të rënda dhe me kalimin e ditëve dalin të dhëna të reja për pushimet e shkurtra të tij në Stokholm, gjatë javës kur luheshin kualifikueset e kombëtareve. Sipas gazetave lokale, ylli francez “dyshohet në mënyrë të arsyeshme”, pas një ankese për sulm seksual nga një vajzë që po qëndronte në të njëjtin hotel me të.

Futbollisti e kishte cilësuar lajmin si lajm të rremë, edhe për shkak se sistemi i drejtësisë suedeze nuk ia përmendi kurrë emrin, por tani njerëzit e afërt kanë frikë nga më e keqja. Ngjarja thuhet se ka ndodhur natën mes 10 dhe 11 tetorit, brenda hotelit ku po qëndronte sulmuesi.

Ditët e mëpasshme ishte të stuhishme për Kylian, referuar këtij udhëtimi në Stokholm, i cili ndodhi pas mungesës së disponueshmërisë së tij për kombëtaren e Francës, për shkak të lëndimit. Paparacët e kishin fotografuar ndërsa shkonte në disko dhe pastaj, siç konfirmohet nga “Expressen”, në hotel do të organizonte një festë super private. Modelja dhe influencuesja Julia Franzén, e cila tashmë është takuar me Mbappé në raste të tjera, ka treguar për gazetën detajet.

I gjithë grupi që shoqëronte Mbappé në Suedi ka marrë pjesë në një festë në klubin e natës “V”, pikërisht aty ku u fotografua lojtari, ku kishin kërkuar një dhomë private për eventin e tyre. Në fakt nuk ishte një festë si çdo tjetër, sepse Julia Franzén shpjegon se kishte rregulla shumë strikte për t’u ndjekur. Influencuesja 35-vjeçare ka marrë pjesë në shumë mbrëmje të tilla, madje edhe në vitin 2018, kur në Torino takoi të gjithë kombëtaren franceze që nisej për në Botëror.

Nuk ka imazhe të festës, thjesht sepse asnjë nga rreth 30 të ftuarit nuk u lejua të bënte foto ose video. Të pranishme ishin kryesisht vajza, të thirrura nga promotorët, të përzgjedhura nga listat e tyre për evente të tilla. Julia shpjegoi se çfarë ndodhi: “Duhej t’i vendosnim telefonat në një kuti, ndodh shpesh. E njëjta gjë ndodhi edhe kur isha në një festë me Cristiano Ronaldon. Kësisoji, nuk kam foto të këtyre mbrëmjeve”.

Edhe pse sistemi i drejtësisë suedeze nuk e ka përmendur kurrë në mënyrë eksplicite emrin e Mbappe, i gjithë rrethi i tij ka frikë se objektivi i ankesës është vetë francezi. Hetimet janë ende në vijim dhe së shpejti do të analizohen pamjet e marra nga kamerat e sigurisë së hotelit, ku kanë qëndruar si lojtari, ashtu edhe “viktima” që ka bërë denoncimin për pë*dhunim.

Sipas asaj që raporton RMC, të gjithë rreth tij tashmë janë të sigurt se Mbappe do të përfshihet së shpejti me emër në këtë hetim. Fakti që lojtari nuk përmendet kurrë nuk është një rrethanë e çuditshme, duke qenë se sipas ligjit suedez, emri i një të dyshuari mund të zbulohet vetëm nëse ai është i rritur dhe që nga momenti që ka qenë në paraburgim për të paktën një ose dy javë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit