Të gjithë të çmendur për talentin e Serisë A, Inter-i dhe Milan-i sfidojnë të mëdhatë e Europës

17 Tetor 2024
14:52
Denis Hakanaj
back button

Talenti i Verona-s, Reda Belahyane, ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha të Europës. E ardhmja e mesfushorit duket se do të jetë larg Bentegodi-t.

Në Itali, 20-vjeçari ndiqet nga Inter-i, që është në kërkim të një zëvendësi të Calhanoglu, por edhe nga Milan-i, që ka nevojë për një lojtar të ri në mesfushë dhe duket se është në avantazh ndaj ‘kushërinjve’.

Jashtë Italisë, futbollisti franko-maroken pëlqehet nga Marseille, Cjelsea, Arsenal dhe Manchester City.

Kartoni i tij vlen 15 milionë euro sot, por kjo shifër mund të rritët ndjeshëm në javët e ardhshme.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit