Wayne Rooney, ish-ylli i Manchester United dhe trajneri aktual i Plymouth, foli në një konferencë për shtyp rreth zgjedhjet së Federatës Angleze të Futbollit.
Kjo e fundit ia besoi Thomas Tuchel drejtimin e kombëtares angleze për 18 muajt e ardhshëm, teksa gjermani do ta marrë zyrtarisht “timonin” më 1 janar 2025.
Ish-kapiteni dhe goleadori i shquar i “Tre Luanëve” e komentoi kështu këtë zgjedhje: “Është një vendim surprizues për mua, por jo vetëm.
Tuchel është një trajner i shkëlqyer, por jam i habitur sepse FA, gjatë 10-15 viteve të fundit, kishte ndërtuar një platformë të shkëlqyer për trajnerët e rinj anglezë.
Prandaj prisja që të vazhdohej në këtë rrugë, por siç thashë, drejtuesit e federatës e kanë marrë këtë vendim. Uroj të dalë mirë për të gjithë”.