Raphael Varane nis një punë të re tre javë pas tërheqjes nga futbolli

19 Tetor 2024
15:11
Denis Hakanaj
back button

Raphael Varane ka gjetur një punë të re vetëm tre javë pasi ka varur këpucët në gozhdë.

31-vjeçari u tërhoq zyrtarisht nga futbolli, pasi pësoi një dëmtim të rëndë në gju në debutimin e tij për Como-n.

Por Varane do të qëndrojë me skuadrën italiane dhe është emëruar si anëtar bordi, me një rol të veçantë në drejtimin e ekipeve të të rinjve të klubit.

Como zbuloi në një deklaratë: “Varane do të sjellë përvojën dhe cilësidë prej lideri në këtë rol të ri, duke shënuar kapitullin tjetër të karrierës së tij jashtë fushës.

“Ai do të bashkëpunojë me Osian Roberts, kreun e zhvillimit të Como, dhe Juliette Bolon, drejtuese e programit arsimor, për të mbështetur përpjekjet e klubit për zhvillimin e të rinjve.

“Përfshirja e tij do të sjellë përfitime jo vetëm lojtarët, por edhe për komunitetin e gjerë përmes nismave arsimore.

“Duke integruar trajnimin akademik, drejtues dhe profesional në programet e të rinjve, Varane synon të ndihmojë atletët e rinj të përgatiten për jetën përtej futbollit”.

Como, që po zhvillon sezonin e parë në Serie A që nga viti 1989, drejtohet nga Cesc Fabregas dhe ka Thierry Henry si aksioner të pakicës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit