Tirana-Dinamo dhe Egnatia-Teuta mbyllen barazim, Laçi përmbys Vllazninë

19 Tetor 2024
16:09
Telesport
back button

Tirana dhe Dinamo janë ndarë në një barazim pa gola në duelin e pazakontë që kanë luajtur mes tyre në Vorë, si pasojë e mungesës së stadiumeve në kryeqytet.

Egnatia dhe Teuta kanë barazuar 0 me 0 në sfidën e vlefshme për javën e nëntë të Superiores. Spektakli në Rrogozhinë nuk pa gola, teksa të dyja skuadrat ndanë nga një pikë.

Iu nevojitën 9 javë dhe një trajner i ri që Laçi të merrte fitoren e parë në Superiore.
Sfida u zhbllokua në minutën e 18-të ku portieri Dajsinani shkaktoi autogol duke kaluar në avantazh Vllazninë. Baraspesha u kthye në minutën e 45-të nga Enriko Papa. Kështu u mbyll pjesa e parë e sfidës.

Në 45 minutat e dyta, kurbinasit nuk i lanë asnjë hapësirë shkodranëve. Ata shënuan dy gola për 3 minuta me Mjakin dhe Melon. Pavarësisht tentativave për gola të tjerë sfida u mbyll me shifrat 3-1 për Laçin.

Standings provided by Sofascore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit