Egnatia është ekipi kampion në Abissnet Superiore për sezonin 2025/2026. Ky është titulli i tretë rresht kampion për rrogozhinasit.
Engatia e mbylli sezonin e rregullt në vendin e tretë, por në tre javët e “Final Four”, fitoi ndaj të tre kundërshtarëve: 0-4 ndaj Elbasanit, 1-2 ndaj Vllaznisë dhe sot 2-0 ndaj Dinamos.
Përsa i përket takimit të sotëm në “Elbasna Arena”, në minutën e 28-të, pati një kontakt në zonë mes Usni Ismailit dhe Bakayoko, arbitri tregon gishtin nga pika e bardhë e penalltisë.
Godet, Alessandro Albanese dhe topi përfundon në rrjetë. Në minutën e 39-të, ishte sërish Albanese që gjeti rrjetën, pas një topi të kthyer mbrapsht gabim nga Malomo.
Pjesa e parë mbyllet 2-0 për Egnatian. Rezultati nuk ndrushoi në pjesën e dytë. Egnatia fiton 2-0 dhe shpallet kampion, pavarësisht se e mbyll me pikë të njëjta me Elbasnain, por rrogozhinasit fituan në sfidën direkte.
Në sfidën tjetër, Elbasani fitoi 1-2 ndaj Vllaznisë në “Air Albania” dhe e mbyll kampionatin në vendin e dytë. Vllaznia në të tretin.
Egnatia do të luajë në turet kualifikues të Champions League, Elbasani, Vllaznia dhe Dinamo në turet kualifikues të Conference League.







