Inter-i me mungesa kundër Roma-s, Inzaghi: “Na duhet një ndeshje  e madhe”

19 Tetor 2024
17:32
Denis Hakanaj
back button

Trajneri i Inter-it, Simone Inzaghi, ka folur për kanalet zyrtare të klubit në prag të ndeshjes së të dielës në mbrëmje kundër Roma-s.

“Ndërprerja e kampionatit për ndeshjet e kombëtareve nuk duhet të na ndikojë. Vinim nga tri fitore dhe duhet të vazhdojmë në këtë rrugë. Lojtarët janë kthyer shumë mirë, por ndonjë prej tyre ka pasur ndonjë problem.

“Megjithatë, kemi punuar mirë në këto ditë, duke e ditur se do ta rinisim kampionatin e një ndeshje të vështirë”.

Për Roma-n: “Me Juric jemi përballur shpesh ndër vite, po sjell filozofinë e tij te Roma. Do të duhet të jemi gati për të bërë ndeshjen tonë në të dy fazat e lojës, na duhet një ndeshje e madhe”.

– Sa mund të ndikojë forma e lojtarëve që kanë qenë protagonistë me kombëtaret?

“Kemi pasur shumë lojtarë që kanë luajtur shumë minuta, disa si Lautaro dhe Taremi kanë pasur fluturime të gjata. Zielinski do të mungojë sepse ka pasur një problem. Asllani ka pësuar një ndrydhje të lehtë dje në gju dhe do të mungojë gjithashtu. Do të marrim Berenbruch, një djalosh premtues i të rinjve, nuk ka probleme”.

– Thuram është gjithmonë më afër portës dhe gjithmonë më rezultativ, ka zhvilluar cilësi të tjera?  

“Le të themi se po vazhdon të punojë mirë, siç ka bërë vitin e kaluar. Mënyra e tij e lojës nuk ka ndryshuar, kemi bërë disa ndryshime të vogla me të dhe stafin. E rëndësishme është që të vazhdojë të punojë kështu”.

– Ju pret një kalendar i ngjeshur deri në ndeshjet e ardhshme të kombëtareve, sa do të jenë vendimtare këto ndeshje?

“E dimë se na presin shtatë ndeshje në 20 ditë, do të duhet të bëjmë të gjithë një punë të mirë. Por tani mendimi im i vetëm është të bëjmë mirë kundër Roma-s”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit