Skënderbeu në volejboll për femra fitoi 3-0 ndaj Partizanit, sfidë e vlefshme për javën e 6-të të Superligës. Takimi i luajtur në Korcë u dominua dhe fitua me lehtësi nga skuadra vendase (25-16, 25-14, 25-15), që tashmë kryeson e vetme renditjen.
Po 3-0 fiton edhe Tirana, që në “Asllan Rusi” mposhti Barleti Volley (25-20, 26-24, 25-14), në një ndeshje me rivalitet vetëm në dy setet e para. Suksesi ngjit bardheblutë në vendin e tretë, që tashmë synojnë më shumë në klasifikim.
Jashtë fushe fiton edhe Teuta, që mundi 3-1 Vllazninë në Shkodër (25-21, 25-23, 16-25, 25-19), një sfidë ku vajzat durrsake patën epërsi në parket. Sukses që ngjit ekipin e Teutës në vendin e katërt, ndërsa shkodranet qëndrojnë në fund.
Në Pogradec, ekipi vendës fitoi 3-0 ndaj Dinamos (25-19, 25-19, 25-15), një ndeshje e komanduar dhe fituar pa shumë mund nga vendaset. Blutë ishin larg asa që pritej, duke mos rivalizuar dot në fushë. Tashmë, të dyja ekipet kanë nga 6 pikë.
Superliga-Femra, java e 6-të
Barleti Volley – Tirana, 0-3
Vllaznia – Teuta, 1-3
Skënderbeu – Partizani, 3-0
Pogradeci – Dinamo, 3-0
Renditja: Skënderbeu 18 pikë, Partizani 15 pikë, Tirana 14 pikë, Teuta 7 pikë, Dinamo 6 pikë, Pogradeci 6 pikë, Barleti Volley 3 pikë, Vllaznia 3 pikë.