Një Milan heroik mund Udinese-n me 10 lojtarë, askush si Pulisic në Europë (Video)

19 Tetor 2024
20:08
Denis Hakanaj
back button

Milan ka mundur 1-0 Udinese-n në javën e tetë të kampionatit dhe ka kapur përkohësisht Inter-in në renditje.

Ndeshja e luajtur në San Siro është zhbllokuar pas vetëm 13 minutash lojë. Ka qenë Chukëueze që ka kaluar në avantazh skuadrën e Fonseca-s pas një aksioni të bukur individual të Okafor nga krahu i majtë.

MILAN-UDINESE 1-0 – GOLI – VIDEO

Asisti është dhënë nga i përhershmi Pulisic, i cili është i vetmi lojtar në pesë kampionatet kryesore të Europës që është përfshirë në realizimin e një goli në shtatë ndeshje radhazi të kampionatit.

Situata është vështirësuar për vendasit në minutën e 29-të kur Reijnders është ndëshkuar me karton të kuq për një ndërhyrje si lojtar i fundit.

Bardhezinjtë, pas shumë tentativash, kanë arritur të gjejnë golin e barazimit në minutën e 95-të me Kabasele, por që është anuluar për pozicion jashtë loje pas ndërhyrjes së VAR.

Standings provided by Sofascore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit