“Inter-i është më i fortë”, Naiggolan: Ja çfarë duhet të bëjë Roma për ta mposhtur

20 Tetor 2024
10:26
Denis Hakanaj
back button

Në një intervistë të dhënë për Gazetta dello Sport, ish-ylli i Roma-s dhe Inter-it, Radja Nainggolan, ka folur për ndeshjen që do të luhet sot në mbrëmje në Olimpico:

“Inter-i është skuadra më e fortë. Luan një futboll të bukur, ka lojtarë të mëdhenj edhe në stol. Po, është superiore ndaj Roma-s edhe për shkak të momentit që po kalojnë verdhekuqtë.

“Zero shanse për Roma-n? Jo. Sepse Roma luan në shtëpi dhe ka tifozerinë më të mirë të mundshme. Është një skuadër që po ndërtohet dhe një trajner që nuk po merr maksimumin.

“Një zonë e fushës ku mund ta vësh Inter-in në vështirësi? Më shumë se një zonë, një mënyrë lojë. Roma duhet të kërkojë kontrollin e topit. Siç bënim në kohën tonë, kur fitonim shpesh kundër ekipeve të mëdha. Ndërsa sot asgjë…”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit