Deschamps zbulon listën paraprake të Francës që do të luajë në Euro 2024, disa surpriza

17 Maj 2024
9:54
Telesport
back button

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, ka përfshirë mesfushorin N’Golo Kante në listën e tij paraprake të lojtarëve për Euro 2024. Rikthimi i Kante ishte i papritur pas vështirësive të ish-mesfushorit të Chelse, me lëndimet dhe largimit të tij në Ligën Saudite verën e kaluar.

Fituesi i Kupës së Botës 2018 nuk ka luajtur për Francën që nga qershori 2022.  Megjithatë, Deschamps tha se Kante e ka rizbuluar formën e tij në Al-Ittihad. “Ai ka pasur një sezon të plotë, ndonëse jo në një ligë evropiane, pasi luan në Arabinë Saudite, ku ka rifituar aftësinë e tij të plotë fizike”, tha Deschamps

Deschamps gjithashtu i ka bërë thirrjen e parë sulmuesit të Paris Saint-Germain, Bradley Barcola. Rikthehet edhe mbrojtësi i majtë i Real Madridit, Ferland Mendy, i cili nuk ka luajtur për Francën që nga shtatori i vitit 2022.

Mbrojtësi i PSG, Lucas Hernandez, i cili së fundmi iu nënshtrua një operacioni pas këputjes së ACL-së së majtë, u la jashtë. Deschamps ende mund të ndryshojë skuadrën e tij përpara afatit të 7 qershorit, kur skuadrat duhet t’i japin UEFA-s një listë me të paktën 23 lojtarë dhe një maksimum prej 26.

Lista e Francës

Portierë: Alphonse Areola (West Ham), Mike Maignan (AC Milan), Brice Samba (Lens)

Mbrojtës: Jonathan Clauss (Marseille), Theo Hernandez (AC Milan), Ibrahima Konate (Liverpool), Jules Kounde (Barcelona), Ferland Mendy (Real Madrid), Benjamin Pavard (Inter Milan), William Saliba (Arsenal), Dayot Upamecano ( Bajerni i Mynihut).

Mesfushorë: Eduardo Camavinga (Real Madrid), Youssouf Fofana (Monaco), Antoine Griezmann (Atletico Madrid), N’Golo Kante (Al-Ittihad), Adrien Rabiot (Juventus), Aurlien Tchouameni (Real Madrid), Warren Zare-Emery ( PSG).

Sulmues: Bradley Barcola (PSG), Kingsley Coman (Bayern Munich), Ousmane Dembele (PSG), Olivier Giroud (AC Milan), Randal Kolo Muani (PSG), Kylian Mbappe (PSG), Marcus Thuram (Inter Milan).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit