De La Fuente merr shpërblimin e merituar për trofetë, rinovon deri në vitin 2028 me Spanjën

28 Janar 2025
8:30
Telesport
back button

Luis de la Fuente, trajneri i Spanjës, ka rinovuar kontratën e tij deri në vitin 2028. Pas shumë peripecish trajneri i kombëtares iberike ka një kontratë, një shpërblim për trofetë fituar në dy vite punë (Euro 2024 dhe Nations League).

Jam shumë i lumtur dhe po shijoj këtë surprizë që shpresoj të mos përfundojë kurrë. E gjithë kjo duhet të shërbejë si motivim, për t’u përmirësuar vazhdimisht”, tha De La Fuente.

E rëndësishme është që ne kemi një lëndë të parë të pabesueshme, një grup pune të mrekullueshëm dhe një shtëpi që na mbështet dhe na mbron. Nuk kam menduar kurrë të largohem, jam aty ku dua të jem”, deklaroi trajneri spanjoll.

Ndërsa vetë Federata Spanjolle tha: “RFEF ka rënë dakord të rinovojë besimin e organit drejtues në figurën e Luis de la Fuente si trajner, i cili do të vazhdojë të drejtojë ekipin kombëtar si trajner deri në fund të Kampionatit Evropian që do të mbahet në vitin 2028”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit