Pasioni i Zlatan Ibrahimovic për artet marciale nuk është sigurisht një lajm i madh siç tregohet nga rripi i tij i zi që ai ka në sportin e taekwondo. Por, një lajm i bujshëm vjen nga Anglia në lidhje me një interesim të papritur për boksin nga ish-sulmuesi i Milan.
Sipas asaj që raporton “The Sun”, 43-vjeçari suedez po mendon për një hyrje të mundshme në botën boksit, kategoria Misfits.
Mësohet se Ibrahimovic ka bërë tashmë konsideratat e tij përkatëse dhe ka testuar ujërat. Më konkretisht me Mams Taylor, bosin e Misfits Boxing, për të kuptuar nëse ekzistojnë kushtet për të hyrë në ring në të ardhmen.
“Unë u përpoqa ta bind Zlatanin dhe ai mund të luftojë” – deklaroi vetë Taylor për SunSport, duke konfirmuar thashethemet. – “Unë jam një mik i mirë i menaxherit të tij dhe të tre folëm përmes FaceTime“.