Kartoni i kuq tregoi se Milani ka gjetur trajnerin e duhur! Fonseca nuk tradhtohet nga lojtarët

22 Tetor 2024
17:42
Telesport
back button

Nuk ka më nevojë për prova apo teste. Shumica e lojtarëve të Milanit janë në anën e trajnerit Paulo Fonseca. Kjo e dëshmoi ndeshja e fundit në kampionat kundër Udineses.

Fonseca mori disa vendime të vështira. Ai vendosi të lërë në stol lojtarë si Rafael Leao, Fikayo Tomori dhe Tammy Abraham. Pritej që skuadra mund të reagonte keq, por ndodhi e kundërta.

Gazetari i “La Gazzetta dello Sport”, Sebastiano Vernazza, raporton se lojtarët e Milanit janë pro trajnerit, i cili ka treguar se ka burrëri dhe guxim në vendimmarrje.

Lojtarët mund ta ulnin ritmin kur Tijjani Reijnders mori karton të kuq në 45 minutat e para të ndeshjes, por ndodhi krejtësisht e kundërta.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit