Barcelona-Bayern ka dhuruar deri tani gola dhe dy episode që janë parë nga VAR dhe nëse për njërin pozicioni jashtë loje gjysmë automatik ka vendosur që Harry Kane e kshte pak gjurin dhe majën e këpucës përpara mbrojtësit të fundit, në anën tjetër shtyrja që Lopez i ka dhënë Kim nuk është konsideruar faull nga arbitri kryesor dhe VAR.
Kështu, Lewandowski e ka pasur të lehtë të shënojë dhe depozitojë në rrjetë topin pasi Neuer kishte dalë dhe është kapërcyer nga topi i Fermin. Goli kundër Bayernit ishte goli i 700-të që Lewandowski shënon në karrierën e tij (të gjitha kompeticionet, per klubin dhe kombetaren)
Më herët, Raphinha ka shënuar sa është hapur sfida, teksa ka qenë Kane që pasi ka parë t’i anulohet gol, të shënojë gjithësesi pas një asisti nga Gnabry.
Më pas, katalanasit kanë gjetur golin që është kontestuar ashpër nga Kompany dhe futbollistët e Bayern Munich te kryesori që e kanë konsideruar shtyrjen e lehtë nga Fermin ndaj Kim si faull për ta nxjerrë jashtë loje lojtarin korean në kërcim duke i kaluar topi mbi kokë. Por, arbitri nuk e ka konsideruar kështu.