Mbrojtësi i Interit, Stefan De Vrij, foli pas fitores 1-0 kundër Young Boys, në Champions League: “Ne besuam deri në fund, fituam, por mund të kishte shkuar në çdo mënyrë. Zviceranët bënë më mirë në pjesën e parë, ndërsa ne jo. Nuk ishte e lehtë të luanim këtu, por ia dolëm mirë. Në fund të fundit po kthehemi në shtëpi me tri pikë të tjera të çmuara në Ligën e Kampionëve. Pra, edhe pse minimale dhe e vuajtur disi, ishte një fitore shumë e rëndësishme”.
Çfarë nuk funksionoi?
Sidomos pjesa e parë ishte e keqe në presion dhe duele. Më mirë luajtëm në pjesën e dytë, ku krijuam disa mundësi. Raste për shënim pati edhe kundërshtari.
Fitore me zgjuarsi, si një ekip i madh?
Fitore shumë e rëndësishme për ne dhe rrugën tonë në Champions League.
A ka pasur ndikim negativ te përdorimi i topit fusha me bar sintetik?
Topi kërcen ndryshe, ecën më shpejt në kësi fushe. Mendoj se mund ta shihni edhe në pamjet televizive.
Tani cjen Juventusi, me shumë lëndime. Si e arrin Interi në këtë sfidë?
Fatkeqësisht po… Carlos u lëndua sot, i shton dëmtimet e tjera tonat. Sidoqoftë, mbërrijmë me dëshirë dhe besim për të bërë një paraqitje të shkëlqyer dhe fituar.
Do të luani ndaj një kundërshtari direkt si Juventusi…
Sezoni është i gjatë, skuadrat janë aty-aty. Do të jetë një ndeshje e rëndësishme, si të gjitha që vlejnë tri pikë.